Skip to content

Rrahën brutalisht babain e një vajze të mitur, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali (Emrat)

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi akuzohen se kanë rrahur në mënyrë brutale një italian.

Sipas mediave italiane, dy shqiptarët e identifikuar si Orges Falli 34-vjeç dhe Enriko Jashari 22-vjeç, rrahën brutalisht babin e një vajze të mitur, Daniele Vecellio. Italiani përfundoi në koma pas dhunës së ushtruar nga dy shqiptarët.

Incidenti ndodhi më 16 janar, por arrestimi i dy shqiptarëve është bërë vetëm dy ditë më parë, për shkak të vështirësisë së identifikimit të tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e jashtme të një lokali në Corso Cavour Vecellio.

/faxweb