Tre të rinj nga Lezha i shpëtuan mrekullisht një aksidenti në Kukës të ndodhur mesditën e së premtes. Mjeti tip “ford” me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga e u përmbys. Sipas policisë shkak dyshohet se u be shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën udhëtonin të rinjtë. Të plagosurit janë Aleksandër Tanushi 26-vjeç, Fatjon Bregu 25-vjeç e Mark Tanushi 27-vjeç. Për shkak të plagëve ata u dërguan ne spitalin rajonal të Kukësit jashtë rrezikut për jetën. Vendi ku ndodhi aksidenti është një pike e rrezikshme, pasi  ka fushë pamje të kufizuar dhe kthesa te forta, të cilat në jo pak raste janë bere shkak për aksidente.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re