Skip to content

“Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!” Apeloi për ndihmë për babain e infektuar në gjendje të rëndë, Gent Cakaj siguron plazmën e nevojshme për kurim

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, përmes një postimi në facebook të bërë më herët apeloi për ndihmë, ku kërkoi një sasi plazme me antitrupa për babain e tij të infektuar në gjendje të rëndë.

Cakaj përmes një postimi të dytë bën me dije se njerëzt i janë përgjigjur pozitivisht dhe ai ka mundur ta gjejë sasinë e nevojshme të plazmës që i duhet për

Postimi i plotë: Miq e dashamirës,

Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin.

Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë!

Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!

Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!

Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti

/faxweb