Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, përmes një postimi në facebook të bërë më herët apeloi për ndihmë, ku kërkoi një sasi plazme me antitrupa për babain e tij të infektuar në gjendje të rëndë.
Cakaj përmes një postimi të dytë bën me dije se njerëzt i janë përgjigjur pozitivisht dhe ai ka mundur ta gjejë sasinë e nevojshme të plazmës që i duhet për
Postimi i plotë: Miq e dashamirës,
Faleminderit nga thellësia e zemrës për gatishmërinë e pakursyer e ndihmën e pamatshme që keni dhënë sot për babain tim, Shkëlzenin.
Me anë të këtyre fjalëve, ju njoftoj se tashmë kemi siguruar plazmën e nevojshme të gjakut, por asnjëherë nuk do të mund t’ua shpreh mjaftueshëm mirënjohjen e falënderimin për çdo fjalë të mirë, zemren e gjerë e gjakun e dhënë!
Ju mbetem mirënjohës të gjithëve përjetë!
Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!
Zoti ju ruajt! Sinqerisht, Genti
/faxweb
