Kandidati për deputet i Elbasanit, Luciano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca, janë konfliktuar fizikisht mes tyre në një lokal.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në Labinot, aty ku Luca ka ngritur biznesin e peshkut.
Pas sherrit fizik, si Luca, ashtu edhe Boci kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici.
Çështja i është referuar prokurorisë, që po heton ngjarjen e rëndë.
