Skip to content

Përplasje në Labinot, demokrati Luçiano Boçi konfliktohet me biznesmenin Gjergj Luca

Kandidati për deputet i Elbasanit, Luciano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca, janë konfliktuar fizikisht mes tyre në një lokal.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një lokal në Labinot, aty ku Luca ka ngritur biznesin e peshkut.

Pas sherrit fizik, si Luca, ashtu edhe Boci kanë denoncuar njëri-tjetrin në polici.

Çështja i është referuar prokurorisë, që po heton ngjarjen e rëndë.