Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme ka miratuar renditjen për fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.
E para në fletën e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do të jetë PSD-ja e Tom Doshit, të cilës iu dha drita jeshile ditën e djeshme pavarësisht se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka deklaruar para pak kohësh se shqiptarët meritojnë më shumë se Tom Doshi.
Më tej, Partia Socialiste do të renditet e 12-të, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të jetë e 9-ta në fletën e votimit.
Partia e tretë më e madhe, LSI-ja është renditur e 6-ta, ndërkohë Bindja Demokratike është e 4-ta në fletën e votimit.
Lista:
PSD 1
LSI 6
PD 9
PS 12
BD 4
/faxweb
