Skip to content

KQZ miraton renditjen e partive për zgjedhjet e 25 prillit, i pari në fletën e votimit një emër surprizë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme ka miratuar renditjen për fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

E para në fletën e votimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit do të jetë PSD-ja e Tom Doshit, të cilës iu dha drita jeshile ditën e djeshme pavarësisht se ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka deklaruar para pak kohësh se shqiptarët meritojnë më shumë se Tom Doshi.

Më tej, Partia Socialiste do të renditet e 12-të, ndërsa koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të jetë e 9-ta në fletën e votimit.

Partia e tretë më e madhe, LSI-ja është renditur e 6-ta, ndërkohë Bindja Demokratike është e 4-ta në fletën e votimit.

Lista:

PSD 1

LSI 6

PD 9

PS 12

BD 4

 

/faxweb