Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim ironik për debatet që shkaktoi përdorimi i vaksinës Astra-Zeneka kundër COVID-19.
Pasi Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi dje se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive, Spahiu ngre pyetjen retorike se përse hesht ai që bëri politik me vaksinën.
“Sot BE filloi vaksinimin me Astra-Zeneka: Pse hesht ai që bëri politik me vaksinën?”, shkruan Spahiu.
Kujtojmë që ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai që kërkoi që të ndalohej vaksinimi i mësuesve në vendin tonë me vaksinën Astra-Zeneka.
