Skip to content

Kreshnik Spahiu “thumbon” Sali Berishën: Pse hesht ai që bëri politikë me vaksinën

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim ironik për debatet që shkaktoi përdorimi i vaksinës Astra-Zeneka kundër COVID-19.

Pasi Agjencia Europiane e Barnave konfirmoi dje se kjo vaksinë është e sigurt dhe efektive, Spahiu ngre pyetjen retorike se përse hesht ai që bëri politik me vaksinën.

“Sot BE filloi vaksinimin me Astra-Zeneka: Pse hesht ai që bëri politik me vaksinën?”, shkruan Spahiu.

Kujtojmë që ishte ish-kryeministri Sali Berisha, ai që kërkoi që të ndalohej vaksinimi i mësuesve në vendin tonë me vaksinën Astra-Zeneka.