Skip to content

Topalli tallet me Bashën: Nuk di gjë në botë se çfarë ka në faqet e librit të vet

topalli basha ok ok

Lulzim Basha ka prezantuar sot për publikun librin ‘Misioni Im’ për të cilin pretendon se e ka shkruar vetë pasi siç thotë e ka pasur ëndërr qysh kur ishte 10 vjeç.

Ndër reagimet e shumta lidhur me këtë, është edhe reagimi i Jozefina Topallit.

Me nota ironie, ish-kryeparlamentarja hedh dyshime mbi autorësinë e librit në fjalë.

Topalli, në një postim në rrjetet sociale është tallur me Bashën duke thënë se ky i fundit nuk di se çfarë ka në faqe të librit.

” ‘Ky nuk din gja në botë çfarë ka në faqe të librit’- thojnë në Shkodër! “, shkruan Topalli. (TemA)

f6cf405f 9d5f 40d4 a240 7009a770cf1d