Lulzim Basha ka prezantuar sot për publikun librin ‘Misioni Im’ për të cilin pretendon se e ka shkruar vetë pasi siç thotë e ka pasur ëndërr qysh kur ishte 10 vjeç.
Ndër reagimet e shumta lidhur me këtë, është edhe reagimi i Jozefina Topallit.
Me nota ironie, ish-kryeparlamentarja hedh dyshime mbi autorësinë e librit në fjalë.
Topalli, në një postim në rrjetet sociale është tallur me Bashën duke thënë se ky i fundit nuk di se çfarë ka në faqe të librit.
” ‘Ky nuk din gja në botë çfarë ka në faqe të librit’- thojnë në Shkodër! “, shkruan Topalli. (TemA)

