Një aksident i rëndë ndodhi sot në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Një makinë e tipit ‘Opel’ është ngjitur në trotuar duke përplasur rëndë një grua dhe një fëmijë të vogël.
Mësohet se shoferja është një grua 55 vjeçare emri i së cilës nuk bëhet i ditur.
Fëmija ka përfunduar ngjitur me shtyllën teksa kalimtarët e rastit kanë shtyrë me forcë makinën për ta shpëtuar atë.
