Skip to content

VIDEO: Dalin pamjet tronditëse nga aksidenti në Tiranë, makina merr përpara nënën dhe fëmijën

Një aksident i rëndë ndodhi sot në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Një makinë e tipit ‘Opel’ është ngjitur në trotuar duke përplasur rëndë një grua dhe një fëmijë të vogël.

Mësohet se shoferja është një grua 55 vjeçare emri i së cilës nuk bëhet i ditur.

Fëmija ka përfunduar ngjitur me shtyllën teksa kalimtarët e rastit kanë shtyrë me forcë makinën për ta shpëtuar atë.