Skip to content

Ushtria izraelite arrestoi 25 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar 25 palestinezë në bastisjet brenda natës në të gjithë Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur Shoqata e të Burgosurve Palestinezë (PPS).

Midis të arrestuarve janë anëtarë të shquar të lëvizjes Hamas dhe ish-e burgosura Mona Qa’dan.

Duke folur për AA, Mahmoud Qa’dan, vëllai i Monës, tha se forcat izraelite bastisën shtëpinë e motrës së tij në agim në qytetin Arraba dhe e morën atë në paraburgim.

“Mona më parë u arrestua pesë herë dhe u la e lirë në vitin 2016 pas 40 muaj ndalimi në burgjet e okupimit”, tha Mahmoud.

Një burim lokal në El Halil (Hebron), i cili foli në kushte anonimiteti për AA, tha se anëtarët e Hamas-it Mustafa Shawer, Omar al-Qawasmi dhe Anas Rasras ishin midis të arrestuarve në bastisjet.

Shumica e arrestimeve ndodhën në qytetet El Halil, Betlehem, Jenin, Ramallah, Al-Bireh dhe Kuds, theksohet në deklaratën e PPS-së.

Rreth 4.450 palestinezë besohet se mbahen në burgjet izraelite, duke përfshirë 37 gra, rreth 140 të mitur dhe 440 të paraburgosur administrativë, sipas të dhënave zyrtare palestineze.​​​​​​​