Futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj me anë të një video mesazhi të publikuar, kanë dalë në mbështetje të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.
“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Xhaka, Mavraj dhe Basha.
Ndërkohë këto videomesazhe janë publikuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në rrjetet sociale.
“Taulant Xhaka për ndryshim. Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin!”, shkruan kreu demokrat bashkëngjitur videos.
