Skip to content

“Për të mirën e Shqipërisë dhe të sportit”, futbollistët e Kombëtares në mbështetje të PD-së

Futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, Migjen Basha dhe Mërgim Mavraj me anë të një video mesazhi të publikuar, kanë dalë në mbështetje të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni ndryshimin!”, është mesazhi i dhënë nga Xhaka, Mavraj dhe Basha.

Ndërkohë këto videomesazhe janë publikuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në rrjetet sociale.

“Taulant Xhaka për ndryshim. Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Dilni dhe votoni ndryshimin!”, shkruan kreu demokrat bashkëngjitur videos.