Teksa janë numëruar 174 nga 277 qendra votimi në qarkun e Beratit, ndarja e mandateve në momentin që flasim është 4 për PS, 2 për PD dhe 1 për LSI.
Në raport me vitin 2017, PD i ka marrë një mandat PS, duke vënë në rrezik Blendi Klosin i cili renditet i pesti në listë nga socialistët.
Lista e PS për Beratin kryesohet nga Hatixhe Konomi, ndërkohë që në vende të sigurta janë dhe Fadil Nasufi, Bardhyl Kollçaku dhe tradhëtari i LSI Nasip Naço.
Ndërkohë qe nga PD marrin mandat deputeti deri në momentin që flasim Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj, ndërsa LSI merr mandatin e të parit të listës Ardit Çela.
Pavarësisht rrëmbimit të Naços dhe Rehovicës nga LSI, Berati duket se ka ndëshkuar qeverinë në pushtet me votën e tij, dhe pse mbetet edhe pak kohë nga përfundimi i numërimit të votave.