Skip to content

ANALIZA E SHIFRAVE/ Ramës nuk i mjaftojnë blerjet nga LSI në Berat, humb një mandat në krahasim me 2017-tën, Blendi Klosi e sheh veten jashtë Kuvendit

 

Teksa janë numëruar 174 nga 277 qendra votimi në qarkun e Beratit, ndarja e mandateve në momentin që flasim është 4 për PS, 2 për PD dhe 1 për LSI.

Në raport me vitin 2017, PD i ka marrë një mandat PS, duke vënë në rrezik Blendi Klosin i cili renditet i pesti në listë nga socialistët.

Lista e PS për Beratin kryesohet nga Hatixhe Konomi, ndërkohë që në vende të sigurta janë dhe Fadil Nasufi, Bardhyl Kollçaku dhe tradhëtari i LSI Nasip Naço.

Ndërkohë qe nga PD marrin mandat deputeti deri në momentin që flasim Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj, ndërsa LSI merr mandatin e të parit të listës Ardit Çela.

Pavarësisht rrëmbimit të Naços dhe Rehovicës nga LSI, Berati duket se ka ndëshkuar qeverinë në pushtet me votën e tij, dhe pse mbetet edhe pak kohë nga përfundimi i numërimit të votave.