Skip to content

Çfarë po ndodh mes BE dhe Astra Zeneca, blloku vendos të mos rinovojë kontratën për doza të tjera vaksinash

Bashkimi Evropian nuk ka bërë ende ndonjë porosi të re për vaksinat AstraZeneca përtej qershorit kur përfundon kontrata e tyre. Reuters shkruan se lajmin e ka bërë të ditur të dielën Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton.

Komisioneri Breton tha se ai priste që kostot e porosisë së fundit të BE për më shumë doza të vaksinave Pfizer-BioNTech do të ishin më të larta se versionet e mëparshme.

Komisioni muajin e kaluar nisi veprimet ligjore kundër AstraZeneca për mosrespektimin e kontratës së saj për furnizimin e vaksinave COVID-19 dhe për mungesën e një plani “të besueshëm” për të siguruar shpërndarjen në kohë.

“Ne nuk e rinovuam porosinë pas qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- tha Breton, duke shtuar se ishte “një vaksinë shumë e mirë”.Shqetësimet janë rritur për efektet anësore të mundshme të vaksinës anglo-suedeze COVID-19.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb