Bashkimi Evropian nuk ka bërë ende ndonjë porosi të re për vaksinat AstraZeneca përtej qershorit kur përfundon kontrata e tyre. Reuters shkruan se lajmin e ka bërë të ditur të dielën Komisioneri Evropian i Tregut të Brendshëm Thierry Breton.
Komisioneri Breton tha se ai priste që kostot e porosisë së fundit të BE për më shumë doza të vaksinave Pfizer-BioNTech do të ishin më të larta se versionet e mëparshme.
Komisioni muajin e kaluar nisi veprimet ligjore kundër AstraZeneca për mosrespektimin e kontratës së saj për furnizimin e vaksinave COVID-19 dhe për mungesën e një plani “të besueshëm” për të siguruar shpërndarjen në kohë.
“Ne nuk e rinovuam porosinë pas qershorit. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- tha Breton, duke shtuar se ishte “një vaksinë shumë e mirë”.Shqetësimet janë rritur për efektet anësore të mundshme të vaksinës anglo-suedeze COVID-19.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
