Skip to content

Raportohet për 20 persona të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gaza

Të paktën 20 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, sipas njoftimit të ministrisë palestineze të shëndetësisë, pasi Hamasi lëshoi ​​raketa nga territori bregdetar drejt Izraelit.

Sipas Al Jazaera në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.

Sulmet u kryen pasi Hamasi hapi disa raketa në drejtim të Izraelit, pas skadimit të ultimatumit të grupit duke kërkuar që Izraeli të heqë forcat nga kompleksi i Xhamisë Al Aqsa në Jeruzalem.

Vlen për t’u përmendur se deri tani numri i të plagosurve arrin në 331.