Të paktën 20 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, sipas njoftimit të ministrisë palestineze të shëndetësisë, pasi Hamasi lëshoi raketa nga territori bregdetar drejt Izraelit.
Sipas Al Jazaera në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë.
Sulmet u kryen pasi Hamasi hapi disa raketa në drejtim të Izraelit, pas skadimit të ultimatumit të grupit duke kërkuar që Izraeli të heqë forcat nga kompleksi i Xhamisë Al Aqsa në Jeruzalem.
Vlen për t’u përmendur se deri tani numri i të plagosurve arrin në 331.
