Skip to content

“Ti je ambasador i Shqipërisë në BE”! Xhaçka e Soreca me studentët: Falë ndryshimeve jemi afër ëndrrës europiane

Ministrja për Europën dhe punët e jashtme Olta Xhaçka së bashku me ambasadorin e BE-së në vendon tonë Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim “Ti je ambasador i Shqipërisë në BE”.

Të pranishëm kanë qenë edhe një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Tiranë.

Në fjalën e saj Xhaçka u shpreh se Soreca nuk është vetëm ambasadori i Shqipërisë por edhe mik. Sipas saj, falë ndryshimeve kolosale që ka pësuar vendi jonë jemi afër ëndrres europiane.

“Luigi Soreca nuk është vetëm ambasador, por mik i Shqipërisë. Nuk jemi në BE, por jemi europianë. Shqipëria, vendi më i transformuar që po ndërton Evropën brenda territorit të saj.

Falë ndryshimit kolosal, jemi pranë ëndrrës europiane më pranë se kurrë. Gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE, përmbushëm cdo kusht”- tha Xhaçka.