Ministrja për Europën dhe punët e jashtme Olta Xhaçka së bashku me ambasadorin e BE-së në vendon tonë Luigi Soreca ka zhvilluar ditën e sotme një takim “Ti je ambasador i Shqipërisë në BE”.
Të pranishëm kanë qenë edhe një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Tiranë.
Në fjalën e saj Xhaçka u shpreh se Soreca nuk është vetëm ambasadori i Shqipërisë por edhe mik. Sipas saj, falë ndryshimeve kolosale që ka pësuar vendi jonë jemi afër ëndrres europiane.
“Luigi Soreca nuk është vetëm ambasador, por mik i Shqipërisë. Nuk jemi në BE, por jemi europianë. Shqipëria, vendi më i transformuar që po ndërton Evropën brenda territorit të saj.
Falë ndryshimit kolosal, jemi pranë ëndrrës europiane më pranë se kurrë. Gati për konferencën e parë ndërqeveritare me BE, përmbushëm cdo kusht”- tha Xhaçka.
