Skip to content

U plagos me plumb në gjoks dhe në këmbë, transportohet drejt Traumës i sapokthyeri nga Anglia që u plagos në Urën-Vajgurore

Një plagosje me armë zjarri u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnjë, të bashkisë Dimal  (ish-Ura Vjagurore).

I plagosuri u identifikua si shtetasi Iljaz Ismaili, 34-vjeç,  një person i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se i plagosuri Iljaz Ismaili ka marrë një plumb në anën e majtë të gjoksit dhe në këmbë. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,pasi gjendja e tij është e rëndë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘Kështjella’ dhe i plagosuri i është nipi i pronarit të lokalit.

Nuk dihen ende autorët e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb