Një plagosje me armë zjarri u shënua mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnjë, të bashkisë Dimal (ish-Ura Vjagurore).
I plagosuri u identifikua si shtetasi Iljaz Ismaili, 34-vjeç, një person i cili kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se i plagosuri Iljaz Ismaili ka marrë një plumb në anën e majtë të gjoksit dhe në këmbë. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,pasi gjendja e tij është e rëndë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘Kështjella’ dhe i plagosuri i është nipi i pronarit të lokalit.
Nuk dihen ende autorët e ngjarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e saj.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
