Skip to content

VIDEO/ Dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Delon Troqes, gjendet një makinë e shkrumbuar në Vlorë

Një makinë e djegur është gjetur mbrëmjen e sotme në Sherisht, e cila dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Delon Troqes.

Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, makina është e gjitha e shkrumbuar. Ajo dyshohet se u braktis në Sherisht, pasi autorët hapën zjarr ndaj Delon Troqës, i cili gjendej përpara servisit të tij.

Mësohet se bëhet fjalë për një makinë tip audi. Zjarrëfiksja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

38 vjeçari Delon Troqe u qëllua me armë zjarri përpara servisit të tij në lagjen Pavarësia dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Në automjetin e konstatuar duke u djegur në fshatin “Sherishtë”, pas fikjes së zjarrit nga shërbimet e zjarrfikses, grupi hetimor gjatë kqyrjes së automjetit ka gjetur dy arme zjarri kallashnikov.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb