Një makinë e djegur është gjetur mbrëmjen e sotme në Sherisht, e cila dyshohet se i përket autorëve të vrasjes së Delon Troqes.
Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara nga Fax Neës, makina është e gjitha e shkrumbuar. Ajo dyshohet se u braktis në Sherisht, pasi autorët hapën zjarr ndaj Delon Troqës, i cili gjendej përpara servisit të tij.
Mësohet se bëhet fjalë për një makinë tip audi. Zjarrëfiksja ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.
38 vjeçari Delon Troqe u qëllua me armë zjarri përpara servisit të tij në lagjen Pavarësia dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Në automjetin e konstatuar duke u djegur në fshatin “Sherishtë”, pas fikjes së zjarrit nga shërbimet e zjarrfikses, grupi hetimor gjatë kqyrjes së automjetit ka gjetur dy arme zjarri kallashnikov.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
