Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në stërvitjen ushtarake “Defender 21”, edhe pse kreu demokrat kishte marrë ftesë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.
Kjo ftesë konfirmohet nga Zëri i Amerikës, ku përmes një artikulli bën me dije se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta si dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa Ilir Meta mori pjesë dhe mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.
Ky refuzim i ftesën nga ana e Lulzim Bashës, vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” Sali Berishën si dhe familjen e tij.
(TemA)
