Skip to content

Pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës, Basha bojkoton ftesën e SHBA për ceremoninë e stërvitjes “Defender 21”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në stërvitjen ushtarake “Defender 21”, edhe pse kreu demokrat kishte marrë ftesë nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Kjo ftesë konfirmohet nga Zëri i Amerikës, ku përmes një artikulli bën me dije se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta si dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa Ilir Meta mori pjesë dhe mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.

Ky refuzim i ftesën nga ana e Lulzim Bashës, vjen pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën “non grata” Sali Berishën si dhe familjen e tij.

(TemA)