Skip to content

I vendosën në diskutim masat anti-Covid dhe orën policore, Ramës i ‘preket’ egoja: E dimë mirë atë që bëjmë, nuk biem në kurthin e euforisë

Zgjatja e orës policore me 60 minuta , nga ora 10:00 në 11:00, ka sjell reagimin e qytetarëve të cilët kanë bërë krahësime në lidhje me hapjen post-Covid që ka ndodhur në vende të tjera të rajonit.

Kjo ka prekur mesa duket egon e kryeministrit Edi Rama, i cili ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku thekson se masat e ndërrmara kanë dhënë efekt të qënësishëm.

Rama thekson se qeveria e tij e di çfarë bën dhe nuk është momenti që të biem në kurthin e euforisë.

Kryeministri Rama në Twitter:  Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb