Zgjatja e orës policore me 60 minuta , nga ora 10:00 në 11:00, ka sjell reagimin e qytetarëve të cilët kanë bërë krahësime në lidhje me hapjen post-Covid që ka ndodhur në vende të tjera të rajonit.
Kjo ka prekur mesa duket egon e kryeministrit Edi Rama, i cili ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku thekson se masat e ndërrmara kanë dhënë efekt të qënësishëm.
Rama thekson se qeveria e tij e di çfarë bën dhe nuk është momenti që të biem në kurthin e euforisë.
Kryeministri Rama në Twitter: Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
