Skip to content

Del nga kontrolli Basha, hidhet në sulm ndaj grupimit të Bujar Nishanit “Për PD”: Ju e dini se për çfarë po flas

Kreu i PD në detyrë, Lulzim Basha, ka sulmuar sërish grupimin  “Për PD”.

Nga Dibra, Basha, tha se arsenali i poshtërsive është derdhur ndaj tij.

Sipas tij, masakra zgjedhore po komentohet mendjelehtësisht nga disa në Tiranë. Ndër të tjera ai akuzoi se shteti të njëjtët i ka bërë njësh me partinë.

 “..Ju e dini se për  çfarë po flas. E njihni po aq mirë arsenalin e poshtërsive që është derdhur, madje e njihni më mirë se disa që  e komentojnë cektësisht dhe  mendjelehtësisht nga Tirana  masakrën  zgjedhore të 25 prillit.

Sepse këtu larg syve përtacë të disave në Tiranë, shteti i bëri njësh  me partinë, shteti i bërë njësh me krimin dhe oligarkinë merr forma edhe më të ashpra edhe më të dukshme duke mos i konsideruar si kundërshtarë politikë, si normalitet i pluralizmit, por si armiq”, është shprehur Basha.