Kreu i PD në detyrë, Lulzim Basha, ka sulmuar sërish grupimin “Për PD”.
Nga Dibra, Basha, tha se arsenali i poshtërsive është derdhur ndaj tij.
Sipas tij, masakra zgjedhore po komentohet mendjelehtësisht nga disa në Tiranë. Ndër të tjera ai akuzoi se shteti të njëjtët i ka bërë njësh me partinë.
“..Ju e dini se për çfarë po flas. E njihni po aq mirë arsenalin e poshtërsive që është derdhur, madje e njihni më mirë se disa që e komentojnë cektësisht dhe mendjelehtësisht nga Tirana masakrën zgjedhore të 25 prillit.
Sepse këtu larg syve përtacë të disave në Tiranë, shteti i bëri njësh me partinë, shteti i bërë njësh me krimin dhe oligarkinë merr forma edhe më të ashpra edhe më të dukshme duke mos i konsideruar si kundërshtarë politikë, si normalitet i pluralizmit, por si armiq”, është shprehur Basha.
