Ministria e Jashtme e Turqisë ka reaguar ndaj aktiviteteve për vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor nën okupim.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria lidhur me çështjen thuhet se është mësuar që në zonën në zonën e vendbanimeve të paligjshme Eit El në afërsi të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor nën pushtim është realizuar ceremonia e hedhjes së themeleve për një projekt që përbëhet nga 350 banesa.

“Refuzojmë praktikat e paligjshme të Izraelit. Theksojmë rëndësinë që Izraeli të mbahet përgjegjës për praktikat dhe politikat e tij që përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën në të cilën njoftohet se vazhdimi i provokimeve të tilla në një periudhë kur dhimbjet e përjetuara në Gaza janë ende të freskëta tregon se autoritetet izraelite nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga ngjarjet e përjetuara.

Izraeli zhvilloi ceremoninë e hedhjes së themeleve për projektin e përbërë nga 350 banesa në zonën e vendbanimit të paligjshëm Beit El në afërsi të qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko