Skip to content

S’ka ditë pa vrasje, Ardi Veliu mbledh me urgjencë drejtuesit e policive dhe shefat e komisariatëve

Drejtori i Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë drejtuesit e drejtorive Vendore të Policisë.

Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e DPPSH, ku të  pranishëm do të jenë edhe shefat e Komisariateve të Tiranës.

Paraprakisht mësohet se temë diskutimi do jenë ngjarjet e fundit kriminale në vend.

Prej disa ditësh vendi është goditur nga një sërë ngjarjesh kriminale, nga krimi në familje te atentatet mafioze të mirëorganizuara.

/faxweb