Drejtori i Përgjithshëm së Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë drejtuesit e drejtorive Vendore të Policisë.
Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e DPPSH, ku të pranishëm do të jenë edhe shefat e Komisariateve të Tiranës.
Paraprakisht mësohet se temë diskutimi do jenë ngjarjet e fundit kriminale në vend.
Prej disa ditësh vendi është goditur nga një sërë ngjarjesh kriminale, nga krimi në familje te atentatet mafioze të mirëorganizuara.
…
/faxweb
