Skip to content

Shqiptarët, rumunët dhe italianët kishin ngritur një bandë të fuqishme, Policia i zbulon: Arrestohen 10 trafikantë heroine

Policia italiane ka finalizuar me sukses një operacion, ku në pranga kanë rënë 10 persona, disa prej tyre edhe shqiptarë.

Grupi në fjalë akuzohen për trafikim heroine. Banda e përbërë nga italianë, shqiptarë dhe rumunë, operonte në Rogoredo, pranë Milanos. Mes të arrestuarve janë persona të moshës 20 dhe 40 vjeç, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet e kryera nga policia dhe të koordinuara nga Prokuroria Publike e Lombardisë, bënë të mundur identifikimin e të gjithë anëtarëve të bandës, veprimtaria e së cilës u zhvillua kryesisht në zonën e stacionit hekurudhor Milan Rogoredo.

Raportohet se të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës, ku dhe do të jepet masa e sigurisë ndaj tyre.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb