Policia italiane ka finalizuar me sukses një operacion, ku në pranga kanë rënë 10 persona, disa prej tyre edhe shqiptarë.

Grupi në fjalë akuzohen për trafikim heroine. Banda e përbërë nga italianë, shqiptarë dhe rumunë, operonte në Rogoredo, pranë Milanos. Mes të arrestuarve janë persona të moshës 20 dhe 40 vjeç, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet e kryera nga policia dhe të koordinuara nga Prokuroria Publike e Lombardisë, bënë të mundur identifikimin e të gjithë anëtarëve të bandës, veprimtaria e së cilës u zhvillua kryesisht në zonën e stacionit hekurudhor Milan Rogoredo.

Raportohet se të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës, ku dhe do të jepet masa e sigurisë ndaj tyre.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re