Skip to content

Rama jep lajmin e mirë për aeroportin e Kukësit: Hapim Flatrat e Veriut drejt Zyrihut dhe Stambollit, se ç’ishin ca miq që thoshin se ishte sa për fushatë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit.

Shefi i qeverisë nuk ka lënë pa ironizuar as skeptikët të cilët e konsideruan çeljen e tij veç një propagandë fushate elektorale. 

“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit😍

*** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama. (TemA)