Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti nisin fluturimet nga aeroporti i Kukësit.
Shefi i qeverisë nuk ka lënë pa ironizuar as skeptikët të cilët e konsideruan çeljen e tij veç një propagandë fushate elektorale.
“Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR”, shkruan Rama. (TemA)

