Një furgon që transportonte emigrantë të paligjshëm sirianë, është përplasur me 5 makina të tjera brenda një blloku banimi në Elbasan.
Në tentativë për t’íu fshehur policisë që po e ndiqte, një furgon i cili sapo kishte lënë 20 sirianë tek Thesari, ka hyrë brenda bllokut të banimit duke përplasur 5 automjete private të banorëve që kishin parkuar aty.
Në momentin që ka parë që rruga ka qenë e bllokuar në dalje, shoferi ka braktisur automjetin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertë të policisë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime.
…
/faxweb
