Skip to content

Në tentativë për t’u fshehur nga policia/ Furgoni që transportonte sirianët, përplas 5 makina brenda një blloku banimi në Elbasan (FOTO)

Një furgon që transportonte emigrantë të paligjshëm sirianë, është përplasur me 5 makina të tjera brenda një blloku banimi në Elbasan.

Në tentativë për t’íu fshehur policisë që po e ndiqte, një furgon i cili sapo kishte lënë 20 sirianë tek Thesari, ka hyrë brenda bllokut të banimit duke përplasur 5 automjete private të banorëve që kishin parkuar aty.

Në momentin që ka parë që rruga ka qenë e bllokuar në dalje, shoferi ka braktisur automjetin.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertë të policisë, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime.

/faxweb