Skip to content

Shqiptarit në Itali i erren sytë nga xhelozia, spërkat shtëpinë me benzinë por…

Një shqiptar i cili jeton në Pontedera të Italisë ka rrezikuar jetën e familjarëve të tij, duke spërkatur shtëpinë me benzinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari vuante nga xhelozia dhe në nerva e sipër i vuri zjarrin banesës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij, në sy të djalit të tyre adoleshent.

Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë në kohë.

Shqiptari është arrestuar nën akuzën për tentativë vrasje në rrethana familjare.(BalkanWeb)