Një shqiptar i cili jeton në Pontedera të Italisë ka rrezikuar jetën e familjarëve të tij, duke spërkatur shtëpinë me benzinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari vuante nga xhelozia dhe në nerva e sipër i vuri zjarrin banesës.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij, në sy të djalit të tyre adoleshent.

Fatmirësisht, policia ka ndërhyrë në kohë.

Shqiptari është arrestuar nën akuzën për tentativë vrasje në rrethana familjare.(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re