Edhe pse Lefter Maliqi deklaroi se do të bëjë disa muaj pushim që të mbledhë energji për t’u përballur me qeverinë, duket se sërish si ka qëndruar besnik fjalës.
Maliqi i cili nuk arriti të zgjidhej deputet nën siglën e LSI, ka postuar në rrjete sociale, një foto të vjetër të Parlamentit, ku ai tregonte grushtat ndaj mazhorancës.
“Një përballje e pazakontë në Parlament. Një përballje me forcën e makinerisë së kalbur shtetërore që si një gjigand prej rëre, duket i fortë e hijerëndë kur e sheh, por shkërmoqet në puhizën e parë që sjell një dallgë. Dallga e revoltave popullore do shkermoqë këta specialistë të dukjes e mashtrimit, që nuk janë as socialistë“, shkruan Maliqi.
Më tej Maliqi ka sulmuar mazhorancës se përse hesht, pas negociatat nuk u hapën.
“Specialistë e jo socialistë, sepse nuk prononcohen as sot kur Shqipëria sërisht rrëzohet e mbetet pa negociata me BE-në. Shqipëria nuk iu dhimbset, kurse ata vetë nuk rrëzohen pa kurajo, përballje, mobilizim, bashkim. Do mbarojë kjo verë e thatë, e në vjeshtë, ashtu si bien gjethet duhet të bjerë dhe regjimi mafioz diktatorial i Rilindjes. Atëherë, pak nga pak do fillojë të ngrihet Shqipëria e të ndrisè dielli i saj“, shkruan më tej Maliqi.
