Skip to content

Lefter Maliqi kujton kohën kur përleshej me grushte në Kuvend: Kështu do e rrëzojmë dhe do e shkërmoqim diktaturën në vjeshtë, dallga e revoltave po vjen

Edhe pse Lefter Maliqi deklaroi se do të bëjë disa muaj pushim që të mbledhë energji për t’u përballur me qeverinë, duket se sërish si ka qëndruar besnik fjalës.

Maliqi i cili nuk arriti të zgjidhej deputet nën siglën e LSI, ka postuar në rrjete sociale, një foto të vjetër të Parlamentit, ku ai tregonte grushtat ndaj mazhorancës.

“Një përballje e pazakontë në Parlament. Një përballje me forcën e makinerisë së kalbur shtetërore që si një gjigand prej rëre, duket i fortë e hijerëndë kur e sheh, por shkërmoqet në puhizën e parë që sjell një dallgë. Dallga e revoltave popullore do shkermoqë këta specialistë të dukjes e mashtrimit, që nuk janë as socialistë“, shkruan Maliqi.

Më tej Maliqi ka sulmuar mazhorancës se përse hesht, pas negociatat nuk u hapën.

“Specialistë e jo socialistë, sepse nuk prononcohen as sot kur Shqipëria sërisht rrëzohet e mbetet pa negociata me BE-në. Shqipëria nuk iu dhimbset, kurse ata vetë nuk rrëzohen pa kurajo, përballje, mobilizim, bashkim. Do mbarojë kjo verë e thatë, e në vjeshtë, ashtu si bien gjethet duhet të bjerë dhe regjimi mafioz diktatorial i Rilindjes. Atëherë, pak nga pak do fillojë të ngrihet Shqipëria e të ndrisè dielli i saj“, shkruan më tej Maliqi.