Një furgon ka përplasur një karrocë me katër anëtarë të së njëjtës familje ku për pasojë kanë mbetur të plagusur të katër anëtarët, dy prindërit dhe dy vajzat e tyre.  Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë-Voskopojë.

Të katër të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës ku po marrin edhe trajtimin e parë mjekësor.

Ndërkohë që drejtuesi i i furgonit është shoqëruar nga policia.

(n.b/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re