Skip to content

Aksident në aksin Korçë-Voskopojë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje

Një furgon ka përplasur një karrocë me katër anëtarë të së njëjtës familje ku për pasojë kanë mbetur të plagusur të katër anëtarët, dy prindërit dhe dy vajzat e tyre.  Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Korçë-Voskopojë.

Të katër të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës ku po marrin edhe trajtimin e parë mjekësor.

Ndërkohë që drejtuesi i i furgonit është shoqëruar nga policia.

(n.b/BalkanWeb)